Categories: Uncategorized

Zaev jep premtimin: Qeveria siguron 50 për qind nga paga mesatare

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja kujdeset për të gjithë dhe përmes pakos së masave të ndryshme për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, përmes inicimit të sjelljes solidare në shoqëri, do të bëjmë gjithçka që goditja nga kriza të jetë më e vogël, shkroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se për këtë inkurajojnë edhe projeksionet e sotme të Bankës Botërore, sipas të cilave, vlerësohet se Maqedonia e Veriut më së miri do të menaxhojë me goditjen ekonomike nga kriza nga të gjitha vendet e rajonit, përcjell GazetaExpress.

“Për ata që do të humbasin punën e tyre për shkak të rrethanave, qeveria përmes një mase tjetër siguron 50 për qind të pagës mesatare që ka marrë qytetari, përmes sistemit të mbrojtjes sociale. Ndikimi në ekonomi është i madh, por ne do të mbrojmë punëtorët. Në muajin më të vështirë, prill, 6.800 qytetarë nga gjithsej 800.000 qytetarë të punësuar janë të ri të papunë” thotë Zaev.

Të lidhura

None found

Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se është i sigurt se me sigurimin e masave, numri i të papunëve të rinj në periudhën e ardhshme do të jetë më i vogël, si dhe se në ndërkohë do të aktivizojnë lëvizje të re për ekonominë në Maqedoninë e Veriut dhe përmes hapave kreativë do të sigurohen vende të reja të punës.

“Për të gjithë punëtorët e kualifikuar jamë i sigurt se lehtë do të gjejnë vend pune në tregun e punës”, thekson Zaevi.

Kryetari i LSDM-së informoi se mjetet të cilat Qeveria bashkë me Bankën Botërore i ka siguruar për kompanitë dhe për punëtorët janë për shpëtim të shumë vendeve të punës, ndërsa që të mund të aplikojnë firmat, sqaron Zaevi, t’i shfrytëzojnë mjetet dhe me këtë ta pengojnë humbjen e shumë vendeve të punës, është siguruar fleksibilitet në kushtet për shfrytëzim të masave.

Firmat mund t’i shfrytëzojnë të gjitha masat e Qeverisë, vetëm nëse nuk largojnë punëtorë në përmasa të mëdha, gjegjësisht nëse largimet eventuale nuk janë më të mëdha se 5, 10 ose 15 për qind për firma të mëdha, të mesme, të vogla ose mikro.

të fundit

Muçunski: Integrimi i Maqedonisë në BE duhet të vlerësohet mbi meritat, jo mbi historinë

Dëshira më e madhe e Maqedonisë është që rruga e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të plotë të bazohet…

4 minutes ago

Albi Mall Superliga rikthehet pas pauzës, publikohet programi i javës së tetë

Pas pauzës së kombëtareve, futbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me pesë ndeshje në kuadër të javës së tetë të Albi…

11 minutes ago

Ferrari Daytona SP3 mund të arrijë deri në 13 milionë dollarë në ankandin e Londrës

Vlera e Ferrari Daytona SP3 po rritet ndjeshëm në tregun e makinave koleksionuese, ndërsa një ekzemplar i veçantë pritet të…

14 minutes ago

Emiri i Katarit uron Justina Shiroka-Pulën pas betimit si presidente e Kosovës

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin…

15 minutes ago

Rekordi i Bogdanit u bë “temë diskutimi”, Asllani i lë targën Manajt dhe kërcënon edhe Hysajn

Në ditët e kaluara, një temë është përsëritur vazhdimisht në grumbullimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, meqë përballë ishte San…

23 minutes ago

Tragic/ 25-year-old found dead in an apartment in Durrës, police provide details

Këtë të enjte, një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të…

23 minutes ago