Categories: Uncategorized

Gjendja e jashtëzakonshme, Gjykata Kushtetuese diskuton për vendimet e qeverisë

Gjykata Kushtetuese gjatë javës së ardhshme pritet të diskutojë për kushtetutshmërinë e dy vendimeve të Presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nismat janë të partisë “E majta” dhe kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme prej 30 ditësh. Nga ana tjetër, Alsat jozyrtarisht mëson se Kushtetuesja së shpejti mund të kthejë në rivlerësim arsyeshmërinë juridike të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit shkruan alsat.

Të lidhura

None found

Tashmë qëllimi për të cilin Kuvendi është shpërndarë nuk është realizuar dhe të gjitha afatet e zgjedhjeve janë shkelur, duke përfshirë edhe vetë ditën e zgjedhjeve që duhet të ishte 12 prilli. Kjo nënkupton se arsyet për të cilat Kuvendi ishte shpërndarë nuk vlejnë më.

Javë më parë, Kushtetuesja vlerësoi se nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit më 16 shkurt, nuk kishte bazë për vlerësim sepse ishte e drejtë. Megjithatë, tashmë situata ka ndryshuar, dhe në bazë të kësaj, Gjykata Kushtetuese pritet t’i rikthehet kësaj çështje. Kjo do t’i hapte rrugë Kuvendit që të rikthehet në punë vetëm për dy qëllime; të konfirmojë dy vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe të japë vlerësim për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.

të fundit

IPK verifikon veprimet e Policisë së Kosovës në rastin e Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…

5 minutes ago

Flick kërkon të ringrejë Barcelonën pas dy disfatave dhe mbledh ekipin për të forcuar frymën e grupit

Hansi Flick po punon për të rikthyer unitetin dhe moralin në skuadrën e Barcelonës, pas dy humbjeve radhazi ndaj Paris…

5 minutes ago

VIDEO/ Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit, pritet të takojë Veliajn pas transferimit

Këtë të enjte, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur  në burgun e sigurisë së lartë në Fier,…

8 minutes ago

VIDEO/ Përplasjet dhe tensionet në Parlament, deputetët e PD konfrontohen me Gardën! Çfarë nuk u pa në media

Tensionet vijojnë në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me efektivët e Gardës së Republikës. Shkak për përshkallëzimin e…

15 minutes ago

Togeri Faruk Muqolli nga Peja shpërfilli kërkesat e Arlinda Zekajt

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim…

16 minutes ago

Komunat në Maqedoni lidhën tenderë prej 356 milionë eurosh gjatë vitit 2025, Tetova kryeson renditjen

Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9…

20 minutes ago