Votohen zëvendësministrat në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut mban sot seancën e 13-të, në rend dite të së cilës është propozimi për emërimin e zëvendësministrave në qeverinë e re.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është propozuar për zëvendësministër të Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilhan Rahman është propozuar si zëvendës i ministrit, që e drejton Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaki si zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Në Ministrinë e Financave, zëvendës i ministrit Fatmir Besimi duhet të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në dikasterin e bujqësisë është propozuar Trajan Dimkovski, i cili më parë mbante postin ministror në të njëjtën Ministri.

Doktor, Ilir Hasani është propozimi për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Arafat Shabani është emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Husein në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.


Shtuar 22.09.2020 07:51