Shkupjan grabit dyqanin e basteve

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një shkupjani për grabitje në një bastore, përcjell GazetaExpress.

I akuzuari 28-vjeçar, më 20.09.2019 г ka hyrë bastore në bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” në Shkup, me një thikë kuzhine. Punonjësit të dëmtuar në bastore i është kërcënuar dhe ka kërkuar t’ia japë paratë.

I punësuari është frikësuar dhe i ka hapur sirtarët, i ka nxjerrë paratë dhe i ka vendosur në një qese që e ka pasur me vete i akuzuari. Pas kësaj, personi i akuzuar e ka lëshuar objektin me përfitimin e paligjshëm të 15.000 denarëve, ndërsa është privuar nga liria dy muaj më vonë.

Prokurori kompetent publik deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë me të cilin kërkohet që personit t’i vazhdohet paraburgimi paraprak edhe atë mbi tri baza rrezik nga arratisja, mundësi që të ndikojë mbi dëshmitarin/të dëmtuarin dhe mundësi që ta përsëritë veprën për të cilën ngarkohet.


Shtuar 5.02.2020 11:13