Shkon në 7 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shkon në shtatë numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Tre rastet e fundit janë familjarë të çiftit të bashkëshortëve nga Dibra e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, por që nga e hëna ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup.

Ndërkohë edhe drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës është prekur nga koronairusi, çka ka bërë që 193 persona të vendosen në izolim.


Shtuar 10.03.2020 07:30