Analisti politik Arsim Zekolli ka reaguar lidhur me bisedat e ish kryeministrit Zoran Zaev ku ai flet jo mirë për shqiptarët.
Me këtë rast analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoni ka thënë se meqenëse e kam njohur për një kohë të gjatë se si Zaev i konsideron shqiptarët , kam pritur një kohë të gjatë për ta shkruar këtë duke iu drejtuar kreut të LSDM-së se ai është një i tillë që e urren të vetin dhe si mund të respektojë të tjerët.
Ndryshe sot ka patur edhe reagime të tjera për audion ku shfaqet Zaev me një person tjetër të panjohur.
