Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar dezinfektimin e trenave të udhëtarëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Dezinfektimi sot është kryer në katër garnitura dhe katër vagona që transportojnë udhëtarë.
Më herët dezinfektim ka bërë edhe Ndërmarrja Transportuese Publike, e cila dezinfektoi autobusët e transportit publik në Shkup.
Ndryshe, deri tani në vend janë regjistruar katër raste të infektimit me coronavirus, ndërsa rasti i fundit u konfirmua sot.