Maqedonia e Veriut sot ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve të fundit.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 2011 raste aktive.
None found
Nëse shihen statistikat botërore të rasteve të reja me Covid-19, të regjistruara brenda 24 orëve, Maqedonia e Veriut, vend me rreth 2 milion banorë, për nga numri i të infektuarve ka tejkaluar shumë shtete me mbi 6 milion banorë, si El Salvadori, Suedia, Senegali dhe Holanda.
El Salvadori me 6 milion banorë ka regjistruar 122 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve, Suedia me 10 milion banorë ka 180 raste të reja, Senegali me 15 milion banorë ka 145 raste dhe Holanda me 17 milion banorë ka 179 raste të reja.
Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…
Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0…
Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit…
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet…
Protestuesit e mbledhur në protestën e 31-të qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion, duke bërë të ditur se nesër në…
Influencerja Dea Mishel Hoxha është përplasur virtualisht me deputetin socialist Erion Braçe, pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së sotme,…