Koronavirusi, izolohet për 14 ditë Zoran Zaev

Edhe në Maqedoninë e Veriut masat e marra për të shmangur përhapjen e Covid-19, janë të konsiderueshme.

Këtë herë në izolim janë futur dy liderët e partive më të mëdha në vend pasi pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus shkruan alsat.

“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave që i mori ministria e shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili gazetar javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar.

Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 dita nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndërkohë sa i përket gazetarit ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori.


Shtuar 10.04.2020 08:37