Hapja e kufijve pa karantinë, fjalën e fundit e ka qeveria

Hapja e kufijve pa testim dhe karantinim është miratuar në Maqedoninë e Veriut nga Shtabi Qëndror i Krizës por ende jo nga qeveria.

Deri tani Maqedonia e Veriut ka të detyrueshëm karantinimin 14- ditor dhe paraqitjen e një testi PCR jo më të vjetër se 72 orë, por vendimi i ri synon të hapë totalisht kufijtë.

Nga ana tjetër qeveria mblidhet sot për të diskutuar edhe propozimin e ri për hapjen e kufijve teksa pas një kulmi të shifrave, Maqedonia e Veriut po shënon numranë rënie të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.


Shtuar 23.06.2020 12:08