Dyshohet se një i ri nga Opoja ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Një person ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin për “Zëri”-n e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet se një person ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit”, ka thënë ai.

Liqeni ku dyshohet se humbi jetën i riu gjendet afërsisht 1 kilometër në territorin e Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht në gjetjen e personit po angazhohen autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Osmanollaj ka thënë se vazhdimisht janë në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.


Shtuar 28.08.2020 18:25