Maqedonia e Veriut ka shënuar 87 raste të reja me koronavirus. Prej tyre, 41 janë në Shkup, 12 në Kumanovë, 16 në Shtip, 10 në Tetovë, 1 në Strugë, 2 në Ohër, 1 në Gostivar dhe Probishtipi me 4 raste.
Gjithashtu, 5 pacientë të tjerë janë shëruarm konkretisht 1 në Shkup, dhe nga dy në Tetovë dhe Prilep. Në klinikë poashtu humbi jetën një pacient 74 vjeçar nga Kumanova i shtruar në spital vetëm dy ditë më parë.
Ka shkuar kështu në 3.239 umri i të infektuarve. Prej tyre 1.658 janë shëruar, dhe 157 kanë humbur jetën, teksa mbeten aktivë 1.424.
