BDI shkund partitë edhe në anketën e re, lë prapa ASH, Alternativën dhe PDSH (FOTO LAJM)

Koalicioni LSDM-BESA me 23.5 për qind dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.4 për qind radhiten të parat me mbështetje për zgjedhjet e 15 korrikut. Kështu tregon anketa e organizatës “M-Prospekt” e porositur nga TV Telma, ndërsa e realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar.

VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka mbështetjen e 21.9 për qind të të anketuarve, derisa koalicioni ASH-AAA është renditur me 5 për qind. E fundit, sipas anketës, është PDSH e Menduh Thaçit me 0.8 për qind, raporton TV Telma.

Tek elektorati maqedonas, VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit kryeson me 30.4 për qind kundrejt LSDM-së me 30.4 për qind, por shkëputjen e partisë së Zoran Zaevit duket se e bën votuesi i Lëvizjes BESA. Kështu që, në nivel republike, LSDM si koalicion me Lëvizjen BESA ka mbështetjen e 23.5 të të anketuarve, ndërsa VMRO me 21.9 për qind.

Tek elektorati shqiptar, BDI ka mbështetje me 27.4 për qind, ASH-AAA 21.2 për qind, ndërkohë që koalicioni LSDM-BESA arrin mbështetje te shqiptarët me 7.5 për qind, raporton TV Telma. Anketa është realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar.

(telma.mk)


Shtuar 24.06.2020 18:20