Preken nga koronavirusi gjashtë persona në Delvinë

Gjashtë persona janë infektuar me koronavirus në Delvinë, ku mësohet se mes tyrë është dhe një punonjës i Policisë Bashkiake.

Rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë.

Mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.

Personat e konfirmuar pozitiv në Delvinë janë familjarë të 64-vjeçarit të konfirmuar një ditë më parë me koronavirus.


Shtuar 24.06.2020 18:27