Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Shaland t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit Bernard Berisha.
Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku zviceran i “Dardanëve’ do ta thërrasë Berishën për takimet me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin tetor.
Berisha hapi debat pasi shënoi dhe festoi në mënyrë kontraverse për golin ndaj Greqisë në humbjen 1-2 në shtator duke lënë të kuptohet se festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, i cili nuk e kishte thirrur te Kosova për dy vite.
Pas ndeshjes, Berisha mohoi që festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, ndërsa ky i fundit theksoi se nuk do të toleronte sjellje të tilla. Tashmë duket se mes të dyve është arritur “paqja”.