5 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1618 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 88 raste.

Ndërkohë pesë pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16,867, ndërsa 705 pacientë kanë humbur jetën


Shtuar 22.09.2020 13:40