Teksa gjithë shokët e ekipit kanë marrë pushimet në kuadër të festave të krishtlindjeve, Romelu Lukak nuk ka të ndalur dhe po vazhdon ende stërvitjen intensive për rigjetjen në mënyrë sa më të shpejtë, të formës së duhur përpara ndeshjes me Napolin.
Pas miqësores së luajtur, ditën e djeshme, kundër Reggina-s, ku u aktivizua për 87 minuta, “Big Rom” do të zhvillojë dy orë seanca stërvitore në ditë edhe në 3 ditët e pushimit që Simone Inzaghi i ka dhënë skuadrës.
Mesa duket, eleminimi i Belgjikës që në grupet e “Katar 2022” ka bërë efekt dhe po motivon një Lukaku të “etur” për gola e fitore. /albeu.com