LISTA/ Ndeshja me Sevillan, Reali i “copëtuar” në mbrojtje (FOTO LAJM)

Real Madridi do të përballet me Sevillan në kuadër të La Ligas.

“Los Blancos” kërkojnë tre pikë me çdo kusht për të bërë presion dhe për të fituar titullin në fund të edicionit.

Por, Zidane do të duhet ta bëjë këtë gjë pa shumicën e lojtarëve kryesorë në mbrojtje.

Së pari, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim dhe nuk është i gatshëm, por për Realin nuk do të jenë të gatshëm as Dani Carvajal, Lucas Vazquzuez, Ferland Mendy dhe Raphael Varane.

Përpos këtyre, të ftuar janë gjithë lojtarët e tjerë, inkuadruar edhe Eden Hazard i cili u kritikua për “afërsinë” e tepërt ndaj Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj Sevillas.


Shtuar 8.05.2021 16:40