Berisha publikon videon, si u blenë votat me 50-mijë lekëshe për kandidatin e PS (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku pretendon se personi i shfaqur në ato pamje po blinte vota për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në video shfaqet një person me një tufë me 50-mijë lekëshe të vjetra duke i numëruar dhe në krah të tij vihet re një poster i një kandidati socialist që nuk dallohet qartë se i kujt është konkretisht.

“Euro per vota! Vota me ble! Vota me ble!” shkruan Berisha krahas videos, ndërsa personi që e ka filmuar dëgjohet teksa thotë: “leka nga deputetët”.

Shtuar 8.05.2021 04:05