Diskutimi për një projektvendim të ri, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim ka ndezur gjakrat ne parlamentin gjeorgjian.
Përfaqësuesit e partive “Ëndrra e Gjeorgjisë” dhe “Demokracia Gjerogjiane” janë konfliktuar fizikisht me opozitën e vendit.
Në redin e ditës së seancës plenare sot ishte ligji për agjentët e huaj, që mesa duket ka përçarë politikën në Gjeorgji.
Disa deputetë besojnë se ligji e largon vendin nga Bashkimi Evropian.
?? A brawl erupts in Georgia’s parliament over a foreign agents bill. The draft legislation seeks to create a nationwide register of orgs and mass media receiving funding from other states. Some in the opposition believe this law distances the country from joining the EU. pic.twitter.com/WuI22fG4Ve
— ?pocalypsis ?pocalypseos ?? ?? ? (@apocalypseos) March 6, 2023
Videot e transmetuara nga brenda ndërtesës së parlamentit në Tbilisi tregojnë një përleshje të dhunshme midis ligjvënësve , kur kryetari i komitetit të çështjeve ligjore të trupit u shfaq duke goditur kreun e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila kundërshton ligjin.
Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012 , i cili është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme që atëherë dhe po përdoret për të shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në Gjeorgji.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili , ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit i cili, nëse miratohet, do të rrezikonte shpresat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.