Fëmijët, do të ngelen fëmijë, ky është fakt. Në fakt fëmijët janë fëmijë edhe kur u duhet të dalin në publik me status të veçantë, për shembull si pinjollë të familjes mbretërore, po flasim për femijët e princ Williamit dhe Kate Middelton, në fakt do të flasim për këtë të fundit dhe për teknikat që përdor për të disiplinuar fëmijët.
Sipas The Sun fraza e koduar që përdor Kate për të qetësuar fëmijët kur ata sillen jo dhe aq mirë është, “qetësohu, le të pushojmë pak.”
Kur Kate thotë fjalët magjike, fëmijët e saj e dinë se është koha që të ndryshojnë sjelljen, nëse janë në publik, ndërsa nëse janë në shtëpi duhet që për pesë minuta të kryejnë një aktivitet në vetmi.