ZBULIMI/ Koronavirusi mund të transmetohet edhe nga….

“Koronavirusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës”, kështu raporton agjencia kineze Xinhua.

Ekspertët e spitalit Renminbi nga Wuhani kanë publikuar zbulimin në fjalë, pas studimit të mostrave të jashtëqitjeve të pacientëve.

Shumica e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vuajtur vetëm nga dy diarre, jo nga simptomat klasike si për shembull temperatura.

Diarreja përbën rrugën fekalo-orale të transmetimit të virusit veçanërisht kur nuk ekziston infrastruktura përkatëse sanitare dhe higjiena vetjake.


Shtuar 4.02.2020 17:11