Rrjetet shoqërore janë plot me personazhe që postojnë rregullisht foto që tërheqin vëmendjen, por vetë këto personazhe tregojnë se si i rregullojnë deri në perfeksion.
Filtra të ndryshëm, pastrime fytyre e poza të sforcuara janë ato që i kthejnë fotot e thjeshta e të zakonshme në imazhe të përsosura për në internet.
Disa nga influencuesit kanë vendosur t’i përgjigjen sfidës “Instagrami kundër realitetit”, për të treguar se çfarë përpjekjesh japin për ato rezultate.