Sot është dita më e trishtë e vitit!

A e dini se dita e sotme konsiderohet si dita më e mërzitshme e vitit? Në fakt janë disa faktorë që arrijnë këtë konkluzion.

Ka dy mënyra si mund ta shohim janarin. Në një këndvështrim të parë e shohim si një “gotë gjysmë plotë” që për disa njerëz është koha e vendosmërisë, e përpjekjeve te reja dhe rivlerësimit. Dhe për një pjesë tjetër të njerëzve, është mbingarkesë dhe thellim në mjerim. Trupat tanë ndjejnë rëndesën e dhjetorit, ngarkesën e ngrënies së ëmbëlsirave dhe teprisë me ushqime në festa, si dhe goditje në llogaritë tona bankare. Padyshim, që mbas këtij dyshimi nuk është një shkencë e rreptë e cila vendos ekzaktësisht në mënyrë të prerë për këtë fenomen, edhe pse e “Hëna Blu” është pranuar çdo vit nga njerëzit. Data zyrtare që është pranuar si e Hëna Blu, është 16 janari.

Sipas sajtit “Metro” është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall, që arrin në këtë përfundim. Cliff Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës të kaluar që nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës. Për këtë arsye në 16 janar arrihet ngarkesa më e madhe, duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.

Profesori i Universitetit të Cardiff, Arnall, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit, e është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për t’u përballur. Në Angli, çështja në fjalë merret shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.


Shtuar 16.01.2020 10:11