Pështyu policët dhe u tha se ishte me coronavirus, dënohet me 12 muaj burg britaniku

Një burrë që pretendonte se kishte simptoma të coronavirusit duke i pështyrë dy policë është dënuar me 12 muaj burg.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Paul Leivers nga Nottinghamshire të Anglisë.

Paul Leivers

Policia e Nottinghamshire kishte konfirmuar se i njëjti nuk kishte coronavirus dhe dy oficerët ishin “të sigurt dhe mirë”.

Autoritetet e quajtën sjelljen e tij të neveritshme dhe të tmerrshme, ndërsa falënderuan gjykatësin që përçoi këtë mesash me zë të lartë dhe të qartë.

Raportohet se Leivers u dënua në “Gjykatën e Nottingham”, të shtunën – tre ditë pasi u arrestua.

“Ishte në interes të publikut që të merrej me çështjen sa më shpejt”, tha gjykatësi i rajonit Leo Pyle.


Shtuar 31.03.2020 10:33