Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)

Kate Middleton, një entuziaste e sportit, iu bashkua një grupi atletësh të rinj për të marrë pjesë në disa aktivitete në terren, gjatë nje eventi të SportsAid në Londër.

Eventi, nga sa thuhet në faqen e Kensington Royal në Tëitter, i kushtohej rolit të prindit dhe kujdestarëve në suksesin sportiv të fëmijës së tyre. Dhe Dukesha e Kembrixhit, nuk ngurroi të vraponte edhe vetë për të dhënë një shembull konkret.

Për këtë event, Kate kishte zgjedhur një palë atlete shumë praktike, të bukura dhe të lira, gati 38 dollarë, kombinuar plot stil me një bluzë e pantallona jeshile E kotë të thuhet se Kate shkëlqeu edhe në këtë rast joformal!!


Shtuar 27.02.2020 14:46