ZYRTARE/ Barcelona emëron trajnerin e ri

Ernesto Valverde i ka ndarë rrugët me Barcelonën dhe Quique Setien është trajneri i ri i ekipit të Lionel Messi

Ish trajneri i Real Betisit është lidhur me Blaugranan disa herë viteve të fundit pasi që ai ka të njëjtën filozofi të futbollit që ka skuadra katalunase.

“Barcelona dhe Quique Setien kanë arritur marrëveshje që të jetë trajner i skuadrës së parë deri më 30 qershor 2022”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Setien ka shprehur admirimin e tij për atë që prezanton Barcelona, që fokusohet në stilin e tyre sulmues në futboll.

Karriera e tij si trajner ka filluar më 2001 në Racing Santander, ku ai udhëhoqi skuadrën për promovim në La Liga.

Nga aty ai shkoi në Poli Ejido dhe pastaj ishte trajner i Guinesë Ekuatoriale, para se të merrte timonin e Logrones më 2007.m

Ai qëndroi aty për një vit, para se ti bashkohet Lugos ku ishte për gjashtë sezone, duke i ndihmuar ata që të arrin në ligën e dytë spanjolle.

Nga 2015 ai ishte për herë të parë trajner në La Liga pasi që kaloi në Las Palmas, pastaj dy vite ishte trajner i Betisit.

Në sezonin e parë për skuadrën andaluziane ai u kualifikua në Europa Ligë dhe arriti në gjysmëfinale të Copa del Rey në vitin e dytë. Pas kësaj u keqësuan marrëdhëniet me bordin dhe ai e prishi kontratën, pavarësisht se kishte tri vite marrëveshje.


Shtuar 14.01.2020 07:24