“Zgjedhorja”, cilat çështje po diskutohen në mbledhjen e Këshillit Politik

Dita e sotme është afati i fundit që ka Këshilli Politik për të vendosur në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Por çështjet për të cilat do të diskutohet sot janë të shumta dhe akoma nuk dihet nëse sot do do mundet të mjaftojë koha për të arritur dakordësinë mes palëve.

Megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja.

Mësohet se opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.


Shtuar 31.05.2020 18:59