Vjen reagimi i Kryemadhit për listat e hapura: Askush të mos i fshihet popullit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi ka reaguar pas propozimit të opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave.

Sipas reagimir të saj, mësohet se është pro listave 100% të hapura, duke shtuar se askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit.

Reagimi i plotë:

PO listave të hapura 100%. Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve.


Shtuar 24.07.2020 18:05