Veshje, mobilie, dyshekë dhe jo vetëm: Çfarë dhe sa importojmë nga Kina (FOTO LAJM)

Tregtia me Kinën zuri 6,9 për qind të volumit tregtar gjatë vitit 2019, duke u zgjeruar në raport me një vit më parë me 0.7 për qind. Tregtia dominohet nga importet, të cilat vitin e kaluar ishin 9.6 herë më të larta se eksportet.

Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Kinën gjatë vitit të kaluar u zgjerua kryesisht në drejtim të importeve, të cilat shënuan një vlerë prej 59,7 miliardë lekësh (458,4 mln euro) me një rritje me 11 për qind në raport me vitin 2018. Importet nga Kina janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit pas një rënieje me 2.6% në vitin 2017. Kina është partneri i tretë i vendit sa u përket importeve, pas Italisë e Turqisë, me 7.4% të totalit, .

Sipas të dhënave të INSTAT importet dominohen nga pajisjet elektrike, hidrosanitarë, makineri të cilat përbejnë rreth 40 për qind të totalit me një vlerë mbi 23 miliardë lekë.

Artikujt të gizës dhe çelikut përbejnë edhe grupin e tretë më të importuar në vend nga Kina me një vlerë prej 4,1 miliardë lekësh gjatë vitit 2019, me rritje 70% në raport me një vit më parë.

Veshjet janë grupi i katërt dhe i pestë mallrave më të importuara nga Kina për tregun shqiptar me një vlerë prej 5,2 miliardë lekësh me një rritje 17 për qind krahasuar me vitin 2018.

Importet e plastikës nga Kina u përllogaritën me një vlerë 2,1 miliardë lekë ose me një rritje vjetore me rreth 13.4% me 2019 dhe importi i mobiljeve kineze shënoi 2,3 miliardë lekë me një rritje mbi 8% në raport me vitin 2018.

Peshë të konsiderueshme në importe zënë dhe Mobileritë, krevatët, dyshekët, llampat dhe pajisjet e ndriçimit etj

Eksportet Shqiptare në Kinë arritën një vlerë prej 6,2 miliardë lekësh gjatë vitit 2019 me një rritje vjetore vetëm 1 për qind. Madje në raport me vitin 2017 eksportet “Made in Albania” në Kinë shënuar rënie me 26%.

Eksportet shqiptare në Kinë dominohen nga Kromi. Eksporti i xeheroreve zuri shënoi 5,9 miliardë lekë në vitin 2019, duke zënë 95 për qind të totalit të eksporteve me Kinën. Edhe në vitin e kaluar eksporti i kromit është dominues në mallrat që Shqipëria shet në Kinë.

Tregtia me Kinën e thelloi me tej deficitin tregtar në vitin 2019, si pasojë e rritjes së importeve me ritme dyshifrore. Deficiti shënoi një vlerë prej 53,5 miliardë lekësh duke u zgjeruar me 11 për qind në raport me vitin 2018.

Gatë vitit 2019 rritjen më të madhe e kanë shënuar importet nga Turqia (+14,0%),Kina (+11,0%) dhe Greqia (+4,3%).Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë:Italia (-6,3%),Gjermania (-6,2%) dhe Rusia (-8,2%).

Gjatë vitit 2019 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,4%), Greqia (7,5%), Kina (7,4%) dhe Turqia (7,2%)./monitor/


Shtuar 4.02.2020 09:10