Veseli: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut sukses historik i shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, e ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë shënuar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Veselit, ky është një sukses historik për shqiptarët.

“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar”, tha Veseli.


Shtuar 16.07.2020 12:39