Policia e Krujës ka arritur të kapë dhe arrestojë një 16 vjeçar pasi ka goditur me thikë vëllain e tij.
O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç.
Policia ka sekuestruar mjeti prerës.
Njoftimi i policisë
Durrës
Goditi vëllain me thikë, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari.
Arrestohet dhe një shtetas kosovar pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
—
Nga Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.K.,18 vjeç, banues në Kosovë , pasi në P.K.K.,Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.