Valteri flet nga Kuvendi: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë

Deputeti Halit Valteri ka mbajtur fjalën e tij nw Kuvend ku theksoi se shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politike, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

Nga ana tjetër, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e maxhorancës shqyrtohen.

“Angazhimi ynë për ligjet është cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë”, u shpreh ai.

“Nuk është kështu. kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare”, shprehet kryetari Gramoz Ruci.

Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri. keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.

Gramoz Ruçi: Jemi këtu për të diskutuar, jeni të lirë të flisni, por ju lutem përmbajuni pasqyrës së punimeve të Kuvendit.


Shtuar 24.09.2020 09:03