Uniforma mund të jetë e frikshme, gjesti unik i mjekëve që i rikthen buzëqeshejen pacientëve (FOTO LAJM)

Të gjithë mjekët janë të detyruar të mbajnë maska, doreza, syze e kostume mteksa shërbejnë pranë pacientëve të infektuar. Për disa pacientë, kjo uniformë mund të jetë e frikshme pasi nuk kanë mundësinë as të shohin në fytyrë e personin që po e trajton.

Kjo është arsyeja pse një terapist respirator ka marrë foton e tij ku ka dal i lumtur e i qeshur dhe e ka ngjitur në kostumin mbrojtës për t’i krijuar rehati dhe gëzim pacientëve.

Robertino Rodriguez i cili punon në Spitalin “Scripps Mercy në San Diego”, California ka shprehur përmes një postimi në “Instagram” se ndiheshe shumë keq kur hynte me veshjet e tij mbrojtëse dhe pacientët e tij nuk e shihnin dot në fytyrë.

“Ndihesha keq për pacientët e mi në ER kur hyja në dhomë me fytyrën time të mbuluar në PPE. Një buzëqeshje në fytyrë bën ndryshim të madh tek një pacient i frikësuar”, ka shkruar Rodriguez.


Shtuar 9.04.2020 11:47