Ulje temperaturash, Kukësi “zgjohet” me mjegull (VIDEO)

I gjithë vendi ynë prej ditësh është mbizotëruar nga temperatura të ulta dhe reshje bore.

Sot, qyteti i Kukësit është zgjuar i mbuluar nga mjegulla. Përshkimi i rrugës bëhet në kushtet e pamjes së kufizuar.

Vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Kombit, pasi mjegulla e dendur nuk lejon pamjen.

Ndërkaq, sipas sinoptikanëve ditën e sotme do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, dhe në disa zona do të gjenerojë edhe reshje dëbore.


Shtuar 4.01.2020 09:22