U vonua duke parë ndeshjen me shokët, gruaja rreh burrin në Tiranë

Duket se jo vetëm gratë dhunohen nga burrat, por edhe burrat nga gratë. Edhe pse raste të tilla janë shumë më të rralla, ndodhin dhe përfundojnë edhe në polici.

Një rast i tillë ka ndodhur në Tiranë.

Gruaja quhet Elona, është 40 vjeç, ka lindur dhe banon në rrugën “Ali Demi” ndërsa Bashkëshorti ka inicialet A. K, lindur në 4 nëntor 1965 në kryeqytet.

Siç rezulton nga materialet çështja e themelit është përfshirë në kategorinë e dosjeve penale të dhunës në familje, parashikuar nga neni 130 fraksion a i Kodit Penal.

Hetimi, sipas një burimi zyrtar të policisë pranë Drejtorisë së Qarkut, nisi pas referimit me shkresë numër 3885k ndaj gruas me emrin Elona. Prokuroria thotë se ajo rrahu burrin, pasi ai u kthye vonë, pasi kishte ndjekur një ndeshje futbolli.


Shtuar 5.02.2020 14:27