Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj, ka paditur sot Kuvendin në Gjykatën Administrative.
Padia e Malajt vjen pas vendimit të Kuvendit për ta shkarkuar atë nga detyra në BSH.
Malaj e ka depozituar vetë padinë në Gjykatën Administrative, i shoqëruar nga avokati i tij, Jordan Daci.
