U prek nga Koronavirusi, gazetarja shpërthen në akuza ndaj Dybalas: Ka tampon për të por jo për njerëzit që po vdesin

Çdo gjë që ka lidhje me Juventusin krijon polemikë në itali dhe kështu ka qenë edhe për lajmin se Paulo Dibala dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Sulmuesi dha lajmin në rrjetet sociale ndërsa më pas ishte e dashura e tij që saktësoi se edhe një person i tretë i afërm i tyre kishte gjithashtu COVID-19, por vetëm ajo me simptoma të lehta.

Por kjo ka bërë që të shpërthejnë polemikat rreth çështjes në fjalë, me opinionisten italiane Selvaxhia Lukareli që ka kritikuar mënyrën se si disa persona të caktuar po marrin një trajtim të veçantë.

“Unë kërkoj shpjegime pse në Lombardi nuk po u bëjnë tampone njerëzve që po vdesin në shtëpi dhe Dibala, e dashura dhe “një person tjetër” pa simptoma mundën të bënin tampon. Tani dua të di përse ekziston një korsi preferenciale për VIP-at, qofshin këta futbollistë, gazetarë, drejtues emisionesh apo djem menaxherësh si ai i Tronketi Provera që nuk kishte simptoma. Shëndeti nuk duhet të privilegjojë askënd e që kjo të ndodhë ndërsa qindra persona telefonojnë të dëshpëruar duke kërkuar tampon për persona që ndjehen keq, më tërbon në nivele të jashtëzakonshme.

Ekziston një mënyrë për të bërë tamponët në mënyrë private apo me pagesë? Në rregull, na thoni ku të blejme pajisjet ose shërbimin. Apo duhet ta dijë vetem Dibala? Nuk ka një mënyrë për ta bërë në struktura private apo e bëjnë në struktura publike? Edhe më keq. Strukturat publike nuk mund ta bëjnë për personat që shfaqen me simptoma të lehta, e aq më pak për ata që nuk kanë simptoma. Dhe nëse Dibala e ka bërë në një klinikë private falë Juventusit, ka gazetarë si Porro që e ka bërë te instituti Spellanzani, strukturë publike. Kjo histori duhet të marrë fund. Duam qartësi ta marrë e mira. Ose të gjithë, ose asnjëri”, ishte postimi i saj në Facebook duke i dhënë zë në fakt protestave të shumë qytetarëve të thjeshtë të cilët kishin parë në këto ditë se si VIP-at kishin mundur të bënin testet me shumë lehtësi.


Shtuar 22.03.2020 22:30