Tashmë që ka nisur sezoni turistik, nuk ka se si të mungojë trafiku e kryesisht gjatë fundjavës.
Jugu i vendit vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara e këtë e shfrytëzojnë edhe politikanët.
Ralf Gjonit i është “nxirë jeta” me sa duket në rrugën e ngarkuar nga trafiku e për këtë ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë se në aksin Leva-Fier të duhen 9 orë për t’u kthyer në Tiranë.
“Mund të të duhen edhe 9 orë për t’u kthyer në Tiranë 🤮 7 vjet gati për turizëm në Levan Fier”, shkruan Gjoni përkrah fotos.
