U ndoq këmba-këmbës, droni dhe të pathënat e ekzekutimit të “Zotit të Luftës” (FOTO LAJM)

Njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Ajatollah Khamenei, Qaseem, Soleimani u vra dy ditë më parë nga një dron i SHBA-ve në Bagdat sapo kishte zbritur nga avioni.

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha na Presidentit Donald Trump me arsyetimin se kreu i Forcave Speciale të Gardës Revolucionare të Iranit po përgatiste sulme të tjera kundër interesave të SHBA-ve në rajon.

Vrasja ka rritur tensionet mjaft dhe ka rikthyer frikën e një lufte në shkallë të gjerë në rajon, raporton abcnews.al.

Si u vra Soleimani?

Vend ndodhja e tij ka qenë prioritet i shërbimeve sekrete izraelite dhe amerikane. Ai ka qenë shpesh nën shënjestrën e amerikaneve për ta vrarë, por vendimi u mor vetëm sëfundmi.

Soleimani u ndoq gjatë udhëtimit të tij me avion për në Bagdat ku urdhri ishte dhënë për ta vrarë. Pasi u ul, dy makina u afruan për ta marrë atë duke mos ditur se një dron amerikane “MQ 9 Reaper” po e vëzhgonte nga sipër.

Pasi u siguruan se targeti ndodhej në makinë, komandantët e operacionit dhanë urdhrin dhe nga droni u lëshuan fillimisht dy raketa “hell fire” duke goditur makinën ku ndodhej Soleimani.

Më pas,një raketë tjetër goditi makinën pas tij duke vrarë edhe një lider të milicëve lokal.

I gjithë operacioni u koordinua nga baza amerikane në Katar, nga ku u ngrit edhe droni për të vrarë Soleimanin.

“MQ9 Reaper”
Droni “Reaper” i quajtur ndryshe edhe si “vrasësi” është fjala e fundit e teknologjisë amerikane të ajrit. Ata janë në gjendje të ndjekin për orë të tëra në heshtje objektivat dhe të transmetojnë nga mijëra kilometra larg pamjet e operacionit tek shefat e tyre. Makina e soleimanit u godit nga disa dhjetra kilometra larg nga sy raketa “hell fire”, të cilat qëlluan në shenjë.

Ky dron kushton rreth 16 milion dollar dhe i gjithë programi për prodhimin e tij i ka kushtuar ushtrisë amerikane 12 miliard dollar.

SHBA-të kanë në përdorim më shumë se 160 donë të tillë që mund të kryejnë operacione në të gjithë botën. /abcnews.al


Shtuar 4.01.2020 10:21