U mbyt ditën e djeshme, gjendet trupi i pajetë i 19 vjeçarit në Kukës

Ditën e djeshme një 19 vjeçar u mbyt në Kukës.

Sipas policisë këtë të premte është bërë i mundur gjetja dhe nxjerrja në breg e trupit të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

I riu kishte humbur jetën një ditë më parë në momentin që është futur për tu larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec


Shtuar 4.09.2020 07:05