U gjet i pajetë në një kanal, dyshimet e policisë për 54 vjeçarin

Një person u gjet i pajetë ditën e sotme në një kanal në Shëngjin.

Sipas Policisë, ai është shtetasi N.P. 54 vjeç dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor aktualisht është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2020 08:58