U arrit konsensus për zgjedhje në pranverë ose vjeshtë? Përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka pasur një marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme.

Basha theksoi se në tryezën e djeshme nuk është rritur asnjë lloj konsensusi, në të kundërt do të ishte bërë publike.

A është marrëveshja e djeshme një konsensus i arritur mes jush dhe mazhorancë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në pranverë apo në vjeshtë?

Jo nuk është, sepse po të ishte do ta kishim raportuar si të tillë. Është objektiv i shpallur i opozitës së bashkuar në funskion të të cilit do të mobilizojmë çdo lloj instrumenti, popullor, qytetar, politik, ndërkombëtar, por padyshim në frymën e organizatës, kreu i të cilës është sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë mund të kapësh.

Këto janë dy axhenda krejtësisht të ndryshme.

Axhenda e Edi Ramës është të qëndrojë në pushtet me çdo mjet, çdo formë dhe sa më gjatë.

Axhenda e opozitës dhe besoj e shumicës së qytetarëve është t’i japë fund një orë e më parë kësaj situate me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. /albeu.com/


Shtuar 15.01.2020 13:54