Tre javë luftë me vdekjen dhe i intubuar, 65 vjeçari mposht koronavirusin

Arben Dojaka është 65-vjeçari, i cili ka arritur të mposhtë koronavirusin pas tre javë intubim.

Sot vetë ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë, se ka mundur të dalë nga spitali.

“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet në shtëpi i shëruar,” shkruan Manastirliu.

Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

“Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke berë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake,” përfundon ajo.


Shtuar 13.09.2020 11:03