Thërriti Manaj në ekipin e parë, gazetari spanjoll ironizon Setien

Grumbullimi i Rey Manajt ka bërë bujë edhe në mediet spanjolle.

Futbollisti shqiptarë do të jetë pjesë e Barcelonës për takimin që katalanasit kanë kundër Getafes.

Ndërkohë që për Manajn është një arritje kolosale për një gazetar spanjoll ky vendim i trajnerit Setien tregon gjendjen e rënduar tek klubi i Barcelonës

Jordi Costa, shprehet se të grumbullosh Manajn është dëshpëruese.

Sipas tij kjo tregon më së miri gjendjen e vështirë me të cilën po përballet Barcelona dhe trajneri Quiquen Setien.

“Sa dëshpëruese duhet të jetë të thërrasësh ditën e sotme Rey Manajn. Një lojtar që ka luajtur vetëm një ndeshje e gjysmë me ekipin B. Makthi më i madh i trajnerëve është ai i Barcelonës”, ka thënë gazetari spanjoll në lidhje me ftesën e adresuar për Rei Manajn.


Shtuar 14.02.2020 22:15