Të shtënat misterioze tek Uji i Ftohtë, dorëzohet autori që qëlloi ndaj pronarit të makinës luksoze

Një ngjarje misterioze ndopdhi mesditën e djeshme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Rrethanat u kosnideruan të çuditshme pasi kishte pasur të shtëna por nuk ka asnjë person në vendngjarje.

Ama detaje tëq reja kanë dalë në dritë. Autori i ngjarjes, identifikuar si Mario Ramosacoj është vetdorëzuar mbremjen e djeshme rreth ores 22.30 të mbrëmjes ne polici.

Ai ka pranuar se ka qenë ai autori i të shtënave, në drejtim të shtetasit Enio Gresa.

Autori i të shtënave me armë ka theksuar para bluve të Vlorës, se ishin takuar me Gresen per te sqaruar nje bisede te lene ne mes. “Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja. Ka qenë reagim në gjaknxehtësi e sipër”- ka thene ai.

Ato janë dëgjuar rreth orës 11:40 të paradites së djeshme. Pranë një vendparkimi në një pallat në zonën ku ndodhi ngjarja, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Eneo Greca, 36 vjeç. Burimet nga Policia thanë se Greca ishte drejtuar për tek automjeti i tij tip “Porche Cayene”.


Shtuar 25.01.2020 12:11