Suarez pranë largimit nga Barcelona, nis bisedimet me skuadrën legjendare

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona dita e ditës po bëhet më real.

Sipas gazetarit shumë të besueshëm holandez, Mike Verweij, skuadra e Ajax është shumë e interesuar.

Drejtori i Ajax, Marc Overmars tashmë ka bërë kontaktet e para joformale mel ojtarin dhe bordin e Barcelonës.

Klubi i Barcelonës është shumë i interesuar që të largoj disa lojtar që kanë rroga të mëdha dhe të sjellin “gjak” të ri në ekip.

Suarez në dekadën e kaluar kishte luajtur për ekipin e Ajax dhe tifozët e skuadrës holandeze kanë simpati për sulmuesin nga Uruguai.


Shtuar 17.08.2020 17:17