SPAK mbyll hetimet për grabitjen e bujshme të Rinasit

SPAK ka mbyllur hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 ne Rinas. SPAK u ka komunikuar akuzën personave te arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet qe dosja te shkoje ne gjykate për seance paraprake.

Organi i akuzës ka marre te pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin dhe Saimir Çelën. Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjate përplasjes me armë me policinë.

Ne kërkim vazhdon të jetë Talo Çela për te cilin ka mase sigurie ne mungese. Gjykata e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do te vendose nëse cështja do te kaloj për gjykim, do te pushoj akuzën ose do ta kthej për rihetim.


Shtuar 12.06.2020 09:37