Shqiptari i Kosovës, që vdiq nga koronavirusi u siguroi familjeve të varfra pakistaneze ujë të pijshëm.
Humanizmi i Myshyr Shabani nga Gjilani, kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, ka hapur një pus, duke u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje. Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.
Familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti, mediafokus.info.
Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit. Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.
I ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.
