A përhapet koronavirusi nga valët e muzikës, Dasho: Qesharake!

Eksperti Erion Dasho ishte sot në një lidhje Skype në “Wake Up”, ku foli për situatën në vend për shkak të Covid-19.

Një ndër pyetjet që ju bë ishte edhe nëse valët e muzikës përhapin virusin. Në lidhje me këtë, Dasho ironizoi duke theksuar se çështjet mjekësore duhet t’u lihen në dorë mjekëve dhe jo kushdo mund të flasë për Covid-19.

“Kjo është ana qesharake e sëmundjes dhe njerëz që nuk janë kompetentë fillojnë e flasin. Me këtë sëmundje duhet të merren mjekët. Në momentin që hyjnë ministrat e Turizmit, kryeministrat, presidentët ai në Amerikë, nuk ka asgjë të mirë për popullatën. Këta persona janë duke i bërë një dëm shumë të madh popullatës”, u shpreh Dasho.


Shtuar 6.10.2020 07:32